Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon se në zyrat e institucioneve në Fier prej ditësh po ushtrohet presion nga vetë zëvendëskryeministri Erion Braçe.
Sipas një denoncimi të një nënpunësi Braçe po kërkon dosjet e të gjithë të punësuarve, për të kuptuar se kujt force i përkasin ata.
Postimi i Berishës:
Braçe terror ne zyrat e administrates ne Fier!
Lexoni denoncimin e nenpunesit dixhital. sb
Pershendetje Doktor Berisha ka me shume se nje jave qe ne zyrat e institucioneve ne fier vin dhe ben inspektim vet erjon brace duke bere shoë se gjasmja te rritet aftesia ne sherbimet publike ne administrat , por tjeter gje luhet , sot nga tirana vine nje email neper drejtorite e kuadrit ku kerkohen te gjitha dosjet e e nenpunesve te administrates ne Fier, ne te gjitha drejtorit rajonale , kjo per arsye te verifikimit per cdo punojes se kur ka hyre ne administrat , kush e ka sjell mik i kujt eshte dhe kujt force politike i takon, pra qellimi i ketij isnpektimi i braces eshte selektimi i atyre qe kane ngelur dhe zevendesimi intyre me militantet e fushates elektorale qe vjen ne qershor , dhe vijne e na nxjerrin propaganda politike per emerime mbi baze meritokracie te rastit te asaj vajzes qe me demek ishte ekselente.
(E.K/FAXWEB.AL)