08:48 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Denoncimi i avokatit: Familja e Bashës dhe ajo e diktatorit Hoxha janë bërë bashkë që në 2017-ën

23:03 | 23/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi i avokatit: Familja e Bashës dhe ajo e diktatorit Hoxha janë bërë bashkë që në 2017-ën

Avokati Altin Goxhaj, ka vijuar me akuzat dhe sulmet ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e quan si bashkëpunëtor të Soros.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar një foto, në të cilën shprehet: “FAMILJA e LUL BASHËS dhe FAMILJA e ENVER dhe NEXHMIJE HOXHËS kanë që në Prill 2017 që janë bërë BASHKË dhe madje me paratë e bizneseve familjare bëjnë një film për krimet e komunizmit të Enverit dhe Nexhmijes!!!”

Sipas tij, “Gruaja e Lul Bashës bashkëfinancon me familjen e Enver dhe Nexhmije Hoxhës Dokumentarin për krimet e komunizmit të Enver dhe Nexhmije Hoxhës”.

Postimi i plotë:

Skandal mbi Skandalet! Turp mbi Turpet!
Foto ekskluzive!!!
FAMILJA e LUL BASHËS dhe FAMILJA e ENVER dhe NEXHMIJE HOXHËS kanë që në Prill 2017 që janë bërë BASHKË dhe madje me paratë e bizneseve familjare bëjnë një film për krimet e komunizmit të Enverit dhe Nexhmijes!!!

Bashkëpunim i Studios “REPUBLIKA E RE” dhe “KINOSTUDIOS SHQIPËRIA E RE”!!! Ndërkohë që Fondacioni i përbashkët “ACS” i Familjes Basha dhe Familjes Hoxha u themelua në kulmin e Çadrës në Prill 2017!!!

Edhe këtë se kishim dëgjuar!
Gruaja e Lul Bashës bashkëfinancon me familjen e Enver dhe Nexhmije Hoxhës Dokumentarin për krimet e komunizmit të Enver dhe Nexhmije Hoxhës!!!

Boga Genc (Genc Boga) i cili është burri i Valbona Hoxhës, mbesës së Enver dhe Nexhmije Hoxhës, bashkë me Aurelën, bashkëshorten e Lulit, vendosin të financojnë me paratë e familjeve reciproke një dokumentar për krimet e komunizmit “Kohën e bëjnë njerëzit” me regjizore drejtoren e Opinionit të Fevzos Desada Metaj!!!

Madje të 2 bashkë kanë themeluar edhe një fondacion me emrin “Albanian Cultural Society” ku Aurela është Kryetare e Bordit dhe Dhëndri i Nexhmijes është Anëtar i Bordit por nuk tregohet në faqen e Fondacionit se ku i marrin paratë dhe kush i financon!!!
Pra tani fondet i mbëedhin bashkë nusja e Kryetarit të PD me dhëndrin e Familjes Hoxha!

Siç duket edhe në foton përkatëse nr 3, 2 orë para, pas koktejlit nusja e Kryeministrit të Republikës së Re të 17 Majit (që u kurorëzua me Listën Basha), pra Aurela Basha dhe dhëndri i Familjes së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të 11 Janarit 1946 (që u kurorëzua me varjen në litar të deputetëve të Opozitës) pra Genc Boga pijnë kafe bashkë dhe flasin për fitoren e ardhshme të PDsë në Zgjedhjet e … 2029!!!

Kjo është REPUBLIKA E RE e Lul Sorosit! Ta gëzoni bashkë me fitoren e madhe me vota nën Qeverinë e Rilindjes!

Jam shumë kurioz se çfarë mendojnë lulzimsat dhe luldhimat se për ata lul..imat e tjerë e di se çfarë! Ata janë kolonarët e Sorosit dhe janë më të lumtur se kurrrë që tashmë ka fillu një erë e re bashkëpunimi me Familjen e Enver dhe Nexhmije Hoxhës!

Se çfarë mendon i përndjekuri nga komunizmi deputeti Bardh Spahiapyeteni vetë se ishte aty duke pirë bashkë me dhëndrin e Enverit!

DEMOKRATË! #Hidhni_Lulin_ne_Lane që të rrëzoni Edin dhe Oligarkinë Sorosiane në 8 Dhjetor!!!

https://www.linkedin.com/company/albanian-cultural-society
http://www.acs.al/
http://www.mapo.al/kohen-e-bejne-njerezit-dokumentari-per-…/

Pas

FOTO/ Drejtori i Ramës shan dhe kërcënon haptazi Genc Sejkon: “Duhet lokalizu!”

Para

HOROSKOPI, E MËRKURË 24 TETOR 2018

Para
HOROSKOPI. 27/01/2018

HOROSKOPI, E MËRKURË 24 TETOR 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Partia Demokratike humb një mandat në Tiranë, kush e merr?

Kruja “blu”, e vetmja bashki e qarkut Durrës ku nuk fituan socialistët

Kryeministri Rama uron Shqipërinë në Eurovision: Beatriçe dhe Kola, krenaria jonë sonte

Forcat e reja që mund të hyjnë në Parlament, premtimet gjatë fushatës elektorale

Zgjedhjet/ Mbyllet numërimi në Kavajë, fiton Partia Demokratike

PS kryeson bindshëm votat e diasporës, si paraqiten rezultatet për partitë e tjera

Qarku i Tiranës/ Po numërohen kutitë e fundit, PS “frenohet” te deputeti i 19-të, PD në “luftë” me Shehajn për mandatin e 14-të

Numërohen 93.86% të kutive të votimit në rang vendi, PS udhëheq me 52% të votave, ndiqet nga PD-ASHM me 34%

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth/ Njëra me dëmtim, tjetra problem teknik! Njoftohet dhe KQZ

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.