11:26 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Denoncimi i Belind Këlliçit: Kanë nisur kërcënimet ndaj gjyqtares Ilirjana Olldashi, drejtorët e bashkisë u lanë qëllimisht të rrethonin SPAK

14:19 | 13/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi i Belind Këlliçit: Kanë nisur kërcënimet ndaj gjyqtares Ilirjana Olldashi, drejtorët e bashkisë u lanë qëllimisht të rrethonin SPAK

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me atë se çfarë ndodhi një ditë më parë para SPAK, ku u dha masa e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn, ndërsa mbështetës së tij kishin dalë në mbështetje.

Sipas Këlliçit në atë protestë ishin të pranishëm të gjithë punonjësit e bashkisë, ndërsa tha se policia “i la qëllimisht drejtorët e bashkisë dhe paramilitarët e Rilindjes të rrethonin SPAK-un”.

Ai tha se ‘Partia Demokratike e sheh me shqetësim përshkallëzimin e djeshëm fizik dhe verbal të dhunës kundër prokurorit Ols Dado dhe kolegëve të tij, të cilëve i’u rrezikua dhe jeta në momentet kur dolën nga ambientet e SPAK’.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi deklaroi se kanë nisur kërcënimet dhe ndaj gjyqtares Ilirjana Olldashi.

“Burimet tona informale na vënë në dijeni se ndaj gjyqtares Olldashi kanë filluar mesazhet, si joshëse ashtu edhe kërcënuese, për të favorizuar Erion Veliajn dhe grupin e tij kriminal dhe për të anashkaluar ligjin, siç është bërë shumë herë për megaaferat e këtij të fundit, përfshi Inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe aferën kriminale 5D”, tha Këlliçi.

Etiketa: kellici
Pas

Ulen çmimet në janar, INSTAT: Inflacioni, 1,9 %

Para

Xhixho: Arrestimi i Veliajt i vonuar, nuk u morën parasysh akuzat për megaaferat e mëdha

Para
Xhixho: Arrestimi i Veliajt i vonuar, nuk u morën parasysh akuzat për megaaferat e mëdha

Xhixho: Arrestimi i Veliajt i vonuar, nuk u morën parasysh akuzat për megaaferat e mëdha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha ngre alarmin: Kartelet e drogës mund të përfaqësohen në delegacionet e BE-së, për shkak të lidhjeve me Ramën

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 21-vjeçarja shqiptare në Gjermani

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë dhe një prodhues masiv emigrantësh

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra, 3 ende aktive

Foto/ Vrasja në Shkopet, dy vëllezër nga Tropoja nën hetim për ngjarjen

Berisha në konferencën për integrimin në BE: Prioriteti ndaj stabilokracisë i hap rrugën autokracisë

Tomi Huhtanen: Nuk mund të ketë integrim pa sundim të ligjit.Krimi, korrupsioni dhe abuzimet nuk fshihen dot nën qilim

Po digjte mbeturina në oborr, humb jetën tragjikisht 78-vjeçari në Kurbin

Terror në Iran: Vrasje dhe arrestime, Khamenei hakmerret ndaj “spiunëve”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.