Kreu i PD-së Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale denoncon se në Shqipëri po kryhen vaksina të skaduara të Pfizer. Duke postuar mesazhin e një prej punonjësve, që pretendon se vaksinat janë të skaduara, Berisha shprehet se ky është një akt i rrezikshëm për jetën e qytetarëve.
Denoncimi përforcohet edhe nga shkresa zyrtare që e shoqëron, e datës 24 qershor 2022 si dhe nga skandenca që shkruhet realisht mbi shishkën e vaksinës.
Duhet thënë se në vendin tonë numri i vaksinave që kryhen është shumë i ulët, ndërkohë që nuk ka pasur transparencë deri tani për kohën e skadimit të tyre, dhe as numrin e saktë të dozave që mbahen në ambientet e ISHP-së.
Statusi i Berishës:
Nje akt i papergjegjshem dhe i rrezikshem per shendetin e njeriut!
Te dashur miq, Ne nje akt te papergjegjshem dhe me rrezik per jeten e njerezve, Ministria e Shendetesise ka urdheruar perdorimin e vaksinave anticovid te skaduara, duke rrezikuar keshtu jo vetem mbrojtjen e te vaksinuarve nga virusi, por duke sjelle edhe pasoja te tjera te rrezikshme nga substancat e skaduara.
Denoj me ashpersine me te madhe kete akt te papergjegjshem te qeverise dhe i bej thirrje qytetareve te mos pranojne te vaksinohen me vaksina te skaduara.
Lexoni me poshte denoncimin e mjekut dixhital. #sb
Pershendetje dr po ju informoj se jemi urdheruar te vazhdojme vaksinimin me lotin e vaksines Pfizer qe ka skaduar ne Korrik dhe sipas urdherit duhet qe kete lot ta perdorim gjere ne tetor.