Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë kundër Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj.
Sipas tij, Arbër Veliaj ka mbërritur nga Viena për të shpërndarë shuma të mëdha parash në media, me qëllim mbrojtjen e të vëllait dhe sulmin ndaj prokurorëve të SPAK-ut e gjyqtarëve të GJKKO-së. Berisha akuzon se një rrjet i strukturuar kriminal po financon një fushatë dezinformimi për të ndikuar procesin gjyqësor kundër Veliajt, duke përdorur paratë e marra nga aferat korruptive.
Reagimi i plotë i Sali Berishës në Facebook;
Vëllai i Erion Veliajt shpërndan qeset me para për Lali Vjedhësin!
Të dashur miq, vëllai i Lali Vjedhësit, Arbër Veliaj, që mori miliona euro nga Bashkia e Tiranës, erdhi nga Vjena dhe po shpërndan qeset me para mediave për të mbrojtur kryehajdutin e Tiranës!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Miremengjes dr. Arber Veliaj eshte kthyer para tre ditesh ne Tirane (nga Vienna aty ku ka seline qendrore te komapnise dhe ku shoqerohet me Mirel Mertirin, prestanome. E Inceneratorit Tirane qe edhe pse eshte ne kerkim nderkombetar, ai jeton ne mes te Viennes) dhe ka filluar fushaten e sulmeve ndaj prokuroreve te SPAK dhe gjyqtareve te GJKKO nepermjet mediave qe sponsorizon.
Fillimisht Arber Veliaj u ka kerkuar mediave e portaleve qe te publikohen sulmet e Veliajt nga burgu.
E ka takuar dy dite me pare te vellain ne burg ne Durres ku kane ndertuar skemen sebashku.
Po jepen Para dhe me canta per te sulmuar dhe akuzuar kedo, me qellim qe te dale Erioni ne Apelin e Posacem me Gjyqtare Ilirjana Olldashi.
Erioni dirigjon nga burgu dhe Arbri paguan parate cash, sic paguan dhe rrogat e nje TV qe shpif kunder PD non stop qe eshte ABC News dhe Sokol Balla pershembull ka mare 300.000 euro prej tij
Strategjia e vellezerve Veliaj eshte qe kete ceshtje ta kthejne ne ceshtje brekesh kur eshte ceshtje e paster korrupsioni dhe parash ne skema oktapodi si mafie korrupsioni.
Jane perfshire mediat e paguara edhe nga inceneratoret dhe jane po i njejti grup i strukturuar kriminal.
Shkojne sa tek Ajola tek Arber Veliaj tek Carlo Bollino tek Taulant Balla tek Mero Baze tek Rudina Xhunga etj
Arber Veliaj ka qarkulluar rreth 30 milione euro reklama ne 10 vite qe Veliaj eshte kryetar bashkie Tirane 2015-2025.
Vetem nga kompania One ai ka mare rreth 5 milione euro vitin e fundit ku nder to, te pakten 1 milione eur, kesaj kompanie ja ka dhene vete Erion Veliaj.