Deputetja e PD-së Fatbardha Kadiu ka denoncuar së fundi një fenomen që po ndodh në Bashkinë e Durrësit, ku sipas saj edhe pse është rritur numri i turistëve, ka një mbyllje të bizneseve.
Sipas deputetes shifrat tregojnë se në harkun kohor të një viti janë mbyllur 2.5% e bizneseve.
“Bashkia e Durrësit shënoi numrin më të madh të bizneseve të mbyllura me një total prej 258 subjektesh.
Edhe pse turizmi ka njohur rritje kohët e fundit sidomos në vizitorë nuk e ka ndihmuar qytetin bregdetar të riorientojë bizneset drejt trendit të ri.
Shifrat tregojnë se në harkun kohor të një viti kanë mbyllur aktivitetin 2.5 për qind e bizneseve”, – shkruan Kadiu në statusin e saj.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post