Deputeti shkodran i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikuar në Facebook-un e vet pamjet e Urgjencës së Tiranës. Në videot dhe fotot e Urgjencës, ai denoncon kushtet e ketij mjedisi, të cilat sipas tij janë plotësisht jashtë standardeve.
“Kur pamjet flasin vetë e çdo koment do ishte i tepërt. Këto janë pamje nga Urgjenca e Tiranës. Autoambulanca pa asnjë pajisje për t’i ardhur në ndihmë pacientëve si dhe kushte skandaloze të ambienteve të urgjencës. I gjithë shërbimi mbulohet nga 6 autoambulanca ku duhet të punojnë 30 vetë personel në çdo turn (mjekë, infermierë, shoferë). Shqiptarë, ‘Rilindja’ dëmton rëndë jo vetëm xhepin por edhe shëndetin!”- shkruan deputeti Bardh Spahia.
(E.L/Faxweb)