Prokuroria e Pogradecit ka nisur hetimet për shtetasin K.G për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’.
Pas transmetimit të ndërtimit të një HEC-i në zonën e Llëngës nga televizioni FaxNews duket se instancat kanë marrë përsipër përgjegjësit duke nisur një procedim penal për shtetasin e mësipërm me detyrë Shefi i Ndërmarjes së Infrastrukturës Rurale Bashkia Pogradec.
Projekti i cili kishte nisur në këtë zonë duket se nuk kishte marrë miratimin e nevojshëm dhe as dokumetacionet përkatëse për vijimësinë e punës. Gjithashtu ndërtuesi i kesaj vepre energjitike ‘Hidropaëer Elektrik SHPK’ në abuzim të plotë të lejes së marë nga Minsitria e Mjedisit ka kryer devijimin e gjurmes së kalimit të tubacionit duke sjellë pasoja në mjedis si edhe në prishjen dhe devijimin e shtratit të lumit Shkumbin.
Kujtojmë që për këtë rast, të denoncuar vetëm nga FaxNews dhe FaxWeb, banorët e zonës kanë protestuar, duke bllokuar kështu rrugën më gurë të mëdhenj për ta bërë të pamundur kalimin e automjeteve për vijimësinë e punës. Gjithashtu zona e Llëngës është një zonë e mbrojtur, e në përpjekje për të zbuluar të vërtetën grupi i xhirimit të televizionit FaxNews dhe gazetarja Lediona Xheladinaj janë kërcënuar për mos publikim e pamjeve.
Informacion i plotë:
Më dt. 27.05.2019 ora 15.00 u referuan materjalet prane Prokurorisë Pogradec në ngarkim të shtetasit K. G i vitlindjes 1969 per vepren penale ” Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 K.Kenal si edhe po punohet per individualizimin e pergjegjesise penale per punonjesit e Agjensise Kombetare të Zonave të Mbrojtura, asaj Rajonale Korce si edhe të punonëjsve të tjerë të Bashkisë Pogradec të përfshire në veprimtari kriminale.
Kjo pasi shtetasi i mesiperm K.G me detyre Shefi i Ndërmarjes së Infrastrukturës Rurale Bashkia Pogradec duke abuzuar me detyrën nuk ka marë masat e nevojshme per ndalimin e devijimit nga projekti fillestar të ndërtimit të Hec Slabinja 2c ndodhur në fshatin Llëngë Bashkia Pogradec. Ndërtuesi i kesaj vepre energjitike Hidropaëer Elektrik SHPK ne abuzim të plotë të lejes së marë nga Minsitria e Mjedisit ka kryer devijimin e gjurmes se kalimit të tubacionit duke sjelle pasoja ne mjedis si edhe ne prishjen dhe devijimin e shtratit të lumit Shkumbin.
Po kështu adminsitrata e zonave të mbrojtura Korce edhe Tiranë nuk kanë marë masat e nevojshme për të bërë të mundur mos lejimin e kryerjes se punimeve pa mare miratimin e projektit si edhe pa lidhur kontaretn perkatese me bashkine Pogradec per parcelat ku do te kaloje gjurma e projektit te dnertimit..
Për këtë rast janë kryer veprimet e para hetmore të cilat i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Pogradec.