15:45 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Denoncimi i Fax News, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet për anëtarin e KLP-së

12:52 | 15/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali me KLP/ Njihuni me anëtarin me nota 5 dhe deftesë të falsifikuar. Kërcënon gazetarin Çani: Të marr gjak në…(Video+investigimi)

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur një hetim për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj.

Anëtari i KLP, Tartar Bazaj është akuzuar për falsifikim të dokumenteve në emisionin Ajsberg të gazetarit Artur Çani, që transmetohet  çdo të hënë në ekranin e Fax News. Po ashtu ai akuzohet se ka fshehur plagosjen e dy personave gjatë kohës kur ka qenë efektiv policie në Sarandë në vitin 1992.

Tartar Bazaj, rezultonte se kishte falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, që e kishte nisur në Vlorë dhe e kishte përfunduar në Krrabë të Tiranës. Asokohe ai kërcënoi gazetarin Çani në mënyrë personale.

Bazaj ka një falsifikim të diplomës së shkollës së mesme, pasi në të njëjtën vit ai rezulton që të ketë qenë në dy shkolla të ndryshme në Sevaster të Vlorës dhe në Krrabë të Tiranës.

Falsifikimi lidhet me vitin shkollor 86-87, që Bazaj pretendon se e ka kryer në Krrabë, po në amzë rezulton se ai ka qenë në Sevaster. Edhe në bazë të dëshmive të miqve të tij, emrat e të cilëve vetë anëtari i KLP-së ja ka dhënë Çanit, Bazaj rezulton që të ketë kryer tre vite arsim të mesëm në shkollën bujqësore në Vlorë, dhe jo dy siç ai pretendon më pas.

Skandali me KLP/ Njihuni me anëtarin me nota 5 dhe deftesë të falsifikuar. Kërcënon gazetarin Çani: Të marr gjak në…(Video+investigimi)

Rasti i dytë i denoncuar në Ajsberg: 

Një ish-polic ka denoncuar në emisionin investigativ, “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani në Televizionin Fax News, një ngjarje e cila ka ndodhur në Shtator të viti 1992 në fshatin Vrion, në oborrin e kishës ku plagosjen e ka kryer ish-polici, sot anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Hasim Bazaj.

Ish-polici denoncues, emrin dhe fytyrën e të cilit preferuam të mos e bëjmë publike kjo edhe për shkak të kërkesës së tij, thotë se Tartari është përpjekur ta përfshijë në ngjarje pasi i ka mbërritur një kërkesë nga shefi i Policisë së Sarandës në atë kohë, Spiro Longo, i cili i ka komunikuar se duhet të qëndrojë disa kohë në ambientet e paraburgimit.

“Isha me miq kur Tartari më tha se duan të më vrasin. Isha polici në atë  kohë. Shkuam menjëherë në vendngjarje i gjetëm duke u përleshur. I them largohu dhe mendova se u largua. Pasi iku, dëgjova 5-6 krisma arme në mes të turmës. Mendova me vete: “Çfarë bëhet”, “mos do më vrasin”?

Kur afrohem, gjej dy persona të shtrirë në tokë, mbytur në gjak, të cilët ndodheshin aty pa ndjenja. I morëm menjëherë, i hipëm në makinë dhe i dërguam në spital. Njërin e transportova vetë, bëra detyrën. Spiro Longo atëherë shef i policisë së Sarandës më thërret.

“Do bëjmë një verifikim të vogël” -më tha, unë e kuptova për çfarë ishte. Më thotë “do të ndaloj që ke bërë një plagosje”. Për çfarë plagosje po thua? Gjatë kësaj kohe bënë verifikimet e mundshme. ‘Plagosjen – thotë – e ka bërë për mua’. U bë verifikimi, mua më nxorën pas tre-katër orësh. Tartari kishte bërë një denoncim për mua. E ndaluan, kaloi në dhomat e ndalimit me arrest me burg. Tartar Hasim Bazaj  është arrestuar për konflikte me dashje për motive të dobëta”.

Lexo te plote:

EKSKLUZIVE/ “Ajsberg” zbulon skandalin: Anëtari i KLP-së autor i plagosjes së 2 personave (Emri)

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: anetari i klpnisin hetimet per tartar bazajnTartar Bazaj
Pas

Nga trafikant kokaine, në shef sigurie në burgje/ Ismaili bën pohimin shokues: Ka polic që u sjellin të dënuarve…

Para

Krimet e rënda dhe Policia e Shtetit në aksion, kontrolle kontenierëve me banane nga Ekuadori

Para
Ndryshime për përdoruesit e Portit të Durrësit, tarifat e reja dhe dokumentacionet që duhet të plotësoni

Krimet e rënda dhe Policia e Shtetit në aksion, kontrolle kontenierëve me banane nga Ekuadori

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës”, Dorian Teliti: Çmimet janë jashtë kontrollit, qeveria teknike është…

Mbyllja e Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mesazh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se nëse nuk konstituohet Kuvendi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Aksident i rëndë në dalje të Peqinit, dy persona në gjendje kritike

Situata e zjarreve në vend, 9 vatra të raportuara, 5 të shuar dhe 4 ende aktive

15 palestinezë të vrarë në Gaza, SHBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, përfundon te Trauma 50-vjeçari

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.