05:43 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Denoncimi i fortë i PD-së: Mediat po na censurojnë, kush është miku i Edi Ramës që nuk i përmendet emri

12:44 | 15/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi i fortë i PD-së: Mediat po na censurojnë, kush është miku i Edi Ramës që nuk i përmendet emri

Deputeti i Partisë Demokratike Genti Strazimiri në një deklaratë për medat është shprehur se disa televizone private kanë censuruar denoncimin e Partisë Demokratike ku Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

“Kjo tregon se liria media po mbytet nga interesat politike dhe ekonomike. Partia Demokratike po risjell denoncimine djeshëm ku Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh. Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi Rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin. Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokrastike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan Idrizi”

Kjo deklaratë u censurua plotësisht nga televizionet private. Po dje, Partia Demokratike u çensurua plotësisht nga televizioni Top Channel, i cili zgjodhi të heshtë dhe të mos transmetojë asnjë sekondë denoncimin se pushteti i Ramës po bëhet gati të dekorojë si “Qytetar Nderi” autorin e vrasjes së mbetur në tentativë, të Azem Hajdarit iderit të Lëvizjes së Dhjetorit brenda sallës së Parlamentit. Top Channel ia fshehu publikut këtë lajm, megjithëse Partia Demokratike e faktoi me dokument aktin skandaloz të Kryetarit të Bashkisë së Hasit, duke theksuar se nderimi i një deputeti vrasës, është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen që ecejaket e shpeshta të drejtuesve të televizionit në zyrën e Kryeministrit për të siguruar miliona euro financim nga taksat e shqiptarëve po dëmtojnë rëndë besueshmërinë dhe profesionalizmin e televizionit kombëtar Top Channel, të televizionit Klan dhe çdo mediaje tjetër që, në vend të informimit të plotë e të paanshëm të publikut, zgjedh të bëjë biznes bashkë me qeverinë kundër interesit publik.”

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Gent Strazimiri
Pas

Luhet sot kryendeshja mes Spanjës dhe Portugalisë, për kë flet historia

Para

U shoqërua dje për vezët ndaj Veliajt, flet Darvin Zalla: Do ja nxijmë jetën, do isha krenar nëse…(Video)

Para
U shoqërua dje për vezët ndaj Veliajt, flet Darvin Zalla: Do ja nxijmë jetën, do isha krenar nëse…(Video)

U shoqërua dje për vezët ndaj Veliajt, flet Darvin Zalla: Do ja nxijmë jetën, do isha krenar nëse…(Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.