Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon përmes një statusi në facebook një konflikt me armë në Tiranë para tre ditësh.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Babë Rexha dhe konfikti ka qenë mes dy biznesmenësh të fushës së ndërtimit, njëri nga Tepelena dhe njëri nga Burreli.
Kanë mbetur të plagosur tre persona. Ai kërkon llogari nga policia e shtetit se pse nuk ka dhënë informacione dhe pse kjo ngjarja po mbahet sekret. “…kjo eshte policia e narkoshtetit!” shkruan Berisha në statusin e tij.
Këtë njoftim Berisha e ka marrë në patformën e tij Qytetari dixhital.
Statusi i plotë i Berishës:
Narkopolicia fsheh krimin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Prsh Doktorr! Ju bej me dije per nje ngjarje te rende qe ka ndodhur para tre ditesh ne Tirane ne rrugen Bab Rexha dy bisnesmene ndertues njeri nga tepelena dhe tjetri nga burreli ne konfliktin mes tyre jane plagosur tre persona me arme zjarri dhe policia nuk jep asnje informacion per ngjarjen mbahet sekret kjo eshte policia e narkoshtetit!