Gazetari Basir Çcollaku ka bërë një denoncim në të cilin shprehet se Gjykata e Durrësit ka dënuar me 30 mijë lekë të reja gjobë një avokat të njohur që sipas tij, ka përmnedur në sallën e gjyqit emrin e diktatorit Enver Hoxha.
Sipas Çollakut, me sa duket gjyqtari që ka dhënë një vendim të tillë është një nostalgjik i diktatorit.
“Vendimi është marrë nga gjyqtarët në mungesë në fund të prillit dhe i është komunikuar avokatit afro dy javë më vonë”, shkruan Çollaku në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Diktature zyrtarisht. Gjykata 300 mije leke gjobe avokatit se permendi Enver Hoxhen. Nje avokat i njohur eshte denuar nga Gjykata e Durresit sepse ka permendur ne sallen e gjyqit emrin e Enver Hoxhes. Me sa duket gjyqtari nostalgjik per diktatorin eshte deshperuar fort dhe ka vendosur te denoje Avokatin me 30 mije leke te reja gjobe. Vendimi eshte marre nga gjyqtaret ne mungese ne fund te prillit dhe i eshte komunikuar avokatit afro dy jave me vone.
(F.GJ/FAXWEB.AL)