Mesa duket çështja e pastrimit dhe plehrave do të jetë një problem që do e shoqërojë Tiranën edhe në muajt dhe vitet në vazhdim. Kjo jo vetëm për faj të administratave lokale ndër vite, por edhe për faj të qytetarëve.
Ish zv/kryetari i Bashkisë së Tiranë, Enno Bozdo, ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shihet se di digjen plehrat në mes të ditës, në mes të qytetit.
“Ja sesi digjen plehrat sot, në mes të ditës, në mes të Tiranës! Tirana më e ndotur se kurrë nga plehrat dhe gazrat e makinave të një trafiku masakrues”, shkruan Enno Bozdo në postimin e tij në Facebook.
Pak ditë më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj lancoi nisjen e punës së kompanisë “Eco Tirana”, e cila do të merret me pastrimin e qytetit, fillimisht brenda Unazës e më pas në të gjithë territorin e ri të bashkisë.
Ai premtoi se, zona brenda Unazës së Tiranës, që është identifikuar edhe si zona e kuqe, ku do të përqendrohet fillimisht puna e kompanisë publike Eco Tirana, do jetë më e pastër. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”224″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166,331,333,335″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]