Pas vendimit për të mbajtur të mbyllura institucionet arsimore edhe një javë tjetër, sipas saj për shkak të gjendjes gripale në vend, qeveria duket se ka harruar që të shpërndajë pagat e mësuesve.
Këtë e thotë denoncimi që publikon Syri.net, sipas të cilit, një mësuese nga Durrësi, pretendon se nuk e ka marrë ende pagën.
“Jam një mësuese dhe ju lutem a mund te shkruani diçka për rrogat tona që s’kanë dalë akoma. S’po dimë kujt ti drejtohemi. Fakti që janë mbyllur shkollat nuk do të thotë që njerëzit në shtëpi nuk do të ushqehen”, shkruan ajo në denoncimin e saj.
Sipas informacioneve më të fundit, ka nisur shpërndarja e pagave për mësuesit, por më parë ky proces do të kryhet në Tiranë. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post