Një djalë shqiptar nëpërmjet një video të realizuar brenda qelisë së tij në burgun e qytetit Mons, Belgjikë ka denocuar kushtet çnjerëzore në të cilat rrinë të burgosurit.
Ai tregon ankesën e tij në lidhje me kushtet e papërshtatshme që ai dhe shoku i tij i qelisë trajtohen në këtë burg.
Ata janë të mbyllur në një qeli mjaft të vogël ku nuk zbatohen të drejtat e njeriut.
Kështu brenda qelisë ndodhet një tip tualeti, pa ndarje, ku çdo gjë nuk ka intimitet.
Burgu është ndërtuar në vitin e largët 1867.
Por djali shqiptar thotë se ka edhe më keq se ata, siç është rasti i një burgu në Bruksel ku sipas tij në qeli nuk ka fare tualet. Pamjet u publikuan nga “JOQ”. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post