Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i vetmi kandidat fitues i kësaj lëvizje në qarkun e Dibrës, ndan me qytetarët denoncimin e një qytetari për blerje votash dhe kërkon që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria të hetojnë rastin në fjalë.
Duke theksuar se nuk bëhet fjalë për mesazhin e një personi dixhital, referuar këtu denoncimeve tek ish-kryeministri Sali Berisha, Spahiu publikon mesazhin ku qytetari denoncon se brenda një qendre votimi janë futur mbi 40 fletë votimi në kuti përmes blerjes së komisionerit.
“Nuk është person dixhital por i gatshëm të denoncojë cka ndodhur në një nga qëndrat e votimit. Po botoj mesazhin e marrë me thirje për KQZ apo Prokurorinë të hetojë rastin:
“Pershendetje z deputet i nderuar ne qendren 10 79 mocine jane futur mbi 40 flete votimi ne kuti duke u shitur komisionieri jone nese na intereson kerkoje”, shkruan deputeti Spahiu.
(XH.A/SHUPLAKA)