Një denoncim i fortë ka ardhur nga një oficer policie nga Vlora i cili shprehet se dy ditë më parë është në sallën operative të komisariatit të këtij qyteti, ka mbërritur një telefonatë që lajmëronte mbushjen e një bilardoje me armë që u përkisnin sipas tij, të kërkuarit ndërkombëtar, Tesi Veshaj dhe Robert Llanaj.
Polici shprehet se pavarësisht se u kërkua ndërhyrja e menjëhershme, jo vetëm që nuk u bë, por që sipas tij Veshaj u lajmërua nga kupola e policisë që të hiqte armatimin.
“Tesi është një i kërkuar ndërkombëtar arratisur nga burgu në Holandë dhe që bashkë me Robert Llanaj janë gjobvënësit kryesorë dhe përgjegjësit për vrasjet e fundit në Vlorë. Nuk ndërhyhet ndaj tyre sepse u duhen për fushat zgjedhore si në 2017. Mendo pak doktor që vellai i Tesit është fejuar me vajzën e drejtorit të burgut të Vlorës Ilirjan Aliaj”, shkruan denoncuesi, mesazhin e të cilit e ka bërë publik ish-kryeministri Sali Berisha.
Denonuesi i cili thotë se është oficer policie, deklaron ndër të tjera se në darkën e fejesë të vajzë së drejtorit të Policisë me Tesi Veshaj, kanë pirë deri natën vonë tek shtëpia e Ilirjan Aliajt ndërkohë që sipas tij “furgoni i FNSH ruante poshtë shtëpisë së drejtorit, Tesin nga hasmit e tij”.
Postimi i plotë i Berishës në facebook:
Narko policia bashkepunim te ngushte me kriminelet me te rrezkishem ne kerkim.
Narkoshteti mbron kriminelet me te rrezikshem ne Vlore
Lexoni denocimine e policit dixhital. sb
Jam nje polic i drejtorise se qarkut Vlore. Pardje paradite reth ores 9.30-10.00 mberiti nje telefonat te salla operative qe lajmeroi se te nje bilardo ne katin e dyte ne qender te qytetit nje nate me pare ishin grumbulluar armatime sepse i kerkuari nderkombtar Tesi Veshaj dhe Robert Llanaj po pergatiteshin per goditje. U kerkua nderhyrje e menjehershme. Jo vetem qe nuk u nderhy po nga kupola u njoftua Tesi qe te hiqej armatimi. Tesi eshte nje i kerkuar nderkombtar ikur nga burgu ne hollande dhe qe bashke me Robert Llanaj jane gjobvensit kryesor dhe pergjegjsit per vrasjet e fundit ne Vlore. Nuk nderhyhet ndaj tyre sepse u duhen per fushat zgjedhore si ne 2017. Mendo pak doktor qe vellai i Tesit eshte fejuar me vajzen e drejtorit te burgut te Vlores Ilirjan Aliaj.
Ne darken e fejeses Ilirjani dhe Tesi kane pire deri vone te shpia e drejtorit pra Ilirjanit dhe furgoni i FNSH ruante poshte shpise se drejtorit Tesin nga hasmit e tij. Kur darka mbaroi e shoqeruan makinen e Tesit derisa u largua. Vete drejtori i burgut Ilirjan Aliaj mban lidhjet e Tesit me te burgosurit e Vlores. Vlora jeton nen kriminalitetin me te madh qe ka njohur ky qytet. Bandat levizin me mjete te blinduara dhe makina luksoze dhe askush nuk u ben gje. Asnje operacion ndaj krimit ne Vlore edhe pse dihen kush jane bandat dhe cfare bejne. Denonconi ku kemi arritur doktor. Te mendojne mire njerezit kur te votojne prap. Respekte nga nje polic i ndershem.
(F.GJ/FAXWEB.AL)