Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale.
Me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar denoncimin e një qytetari digjital, i cili shprehet se Lagunën e Nartës prej 20 vitesh është e kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi dhe vëllait të tij.
Sipas tij, ata fshihen pas disa minoritarëve nga Zvërneci.
“Pershendetje Dr pashe sote ne media qe po benin show tek.laguna e nartes gjoja po sekuestronin varkat e peshkimit mashtrime kretesisht sepse laguna ka 20vjete qe eshte e te fortit kryebashiakut te fierit subashit dhe e vellait te tij qe e mbulojne gjojja laguna eshte e disa minoritarve NGA zverneci qe Jane vetem puntoret e subashit e te vellait te tije denoncoi mafjozet me pushtet anonime te lutem qofshe mire rrespekte.”, – thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha.
(B.B/ Faxweb.al)