Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka reaguar sërish pas ngjarjes së mbrëmshme të ndodhur në kryeqytet pranë Shkollës së Bashkuar, ku policia ka qëlluar me armë Sidion Tabakun.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka bërë publik faktin se Ministria e Brendshme ka kërcënuar Sidion Tabakun dhe familjarët e tij që të thonin se është vrarë kur ka rënë nga motori, gjë që nuk është pranuar prej tyre. Sipas Salianjit në të tillë kushtesh, ministria është detyruar të dalë në deklaratë eë të thotë që arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.
“Me Xhafajn Ministria e Brendshme është kthyer si aparat i sigurimit tê shtetit, godit dhe dhuno qytetaret dhe mbulo e manipulo çeshtjet e bandave te lidhura me qeverine.
MB pasi nuk e bindi dot Qytetarin Tabaku nëpërmjet kërcenimit te tij dhe familjareve te tij per te thene qe eshte demtuar nga motorri dhe jo nga plumbi, reagon duke thene qe arma eshte shkrepur ne menyre te pavullnetshme!”, – shkruan Salianji.
Ai e përmbyll denoncimin e tij ndërsa thotë: “Policia nuk arreston dhe gjuan bandat, kriminelet dhe përdhunuesit por dhunon dhe godet qytetarët”.
(B.B/ Faxweb.al)