Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një denoncim ditën e sotme ku shkruan se një mesuese ka denoncuar një skemë që po përgatitet nga qeveria dhe nga ministrja e arsimit Besa Shahini.
Ish-kryeministri shkruan se të gjithë mesuesit do të behën pjesë e një gupi të përbashkët në “Whatsapp”.
Në këtë grup grup përvec numrit të drejtorit të drejtorisë arsimore, drejtorit të shkollës dhe mësuesve, është edhe numri i këshilltarit të ministres Shahini.
“Urdheri i ri i kakistokrateve te arsimit” shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.
Njoftimi i plotë
Urdheri i ri i kakistokrateve te arsimit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Shih cfare u bejne mesuesve Doktor. U kane kerkuar qe te infiltrojne nr (me thone eshte e keshilltarit te ministres). Komtrollojne krejt komumikimin mes mesuesve.
Ua kane cuar me urdher nga drejtorite arsimore.
Përshëndetje!
@+355 68 272 9727 do të jetë kontakti përmes të cilit do të bëhen komunikimet në grupe.
Siç edhe ju kemi komunikuar më parë, *duhen hapur grupet e ëhatsapp-it me të gjithë mësuesit e secilës shkollë*.
Pra, çdo drejtor shkolle ka një grup, ku janë të gjithë mësuesit e shkollës që drejton. Në këtë grup do të shtohet edhe ky numër @+355 68 272 9727
Grupet duhet të emërohen në këtë formë:
“DAR ____ / (emri i shkollës)” ose “ZA _____ / (emri i shkollës)”
P.sh. “DAR Tiranë/Jeronim de Rada” ose “ZA Kurbin / Gjokë Elezi”.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin tuaj,
Gjithë të mirat