19:19 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Denoncimi: Ndërtuesja e pallatit përdor prokurën e të vdekurit (VIDEO)

23:49 | 28/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi: Ndërtuesja e pallatit përdor prokurën e të vdekurit (VIDEO)

Në vitin 2015 firma Brilant Sh.p.k me administratore Nadire Qinamin shkeli me disa kate lejen e bashkisë në një ndërtim në ish-çerdhen 36. Punimet u ndërprenë, pasi INUK i Tiranës konstatoi problematikën me katet pa leje. Kronika e kohës tregon edhe për konfliktin mes zonjës Qinami dhe 12 familjeve, që ishin vendosur aty me autorizim si të pastrehë. Përfaqësuesja e banorëve Jonida Drini me profesion avokate tregon për emisionin “STOP”, se investitorja kishte operuar me një prokurë nga ish-pronari i truallit Kurt Xhepa, që në atë kohë kishte ndërruar jetë.

“Unë jam një ndër familjaret të cilët kemi banuar që prej vitit 1992 në ish-çerdhen 36. Në total në këtë godinë janë strehuar 12 familje. Nëpërmjet një autorizimi të dhënë nga këshilli popullor i lagjes, jemi strehuar dhe më vonë familjet kanë paguar edhe qira. Pra që nga viti 1992 deri në vitin 2013 kanë banuar dhe kanë qenë posedues të ligjshëm. Më vonë paraqitet zonja Qinami, e cila në momentin e lidhjes së kontratës së shitblerjes, që nga Ministria e Financave ka funksionuar mbi bazën e një prokure mbi një person, e cila ka vdekur dhe Kodi Civil e parashikon shumë qartë, që në momentin që një person vdes, prokura bëhët e pavlefshme. I ndjeri Kurt Xhepa ka lëshuar një prokurë bashkë me familjarët e tij dhe si përfaqësuese kanë zgjedhur Nadire Qinamin. Kjo e fundit ka vazhduar sërish me këtë prokurë edhe pas vdekjes së tij.”

Çështja përfundon në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, që fitohet nga INUK. Kjo gjykatë del me këtë vendim:

“Nga ana proceduriale janë respektuar të gjitha urdhërimet ligjore, që kanë të bëjnë me kompetencën e IMT, me formën dhe afatet e përpilimit të vendimit, si edhe me ligjshmërinë e tij. Gjykata çmon se bazuar në kuptimin që i jep Kodi i Procedurave Administrative, akteve administrative, vendimet që përbëjnë dhe objektin e këtij gjykimi vendimi nr. 257, “Për dënim me gjobë” dhe vendimi nr. 5667 “Për prishjen e objektit” janë nxjerrë nga i njejti organ i administratës publike brënda kompetencave të organit administrativ, duke respektuar formën dhe procedurën e parashikuar edhe nga ligji nr. 9780.”

Po ashtu edhe ALUIZNI e ka përjashtuar nga procedurat e legalizimit dhe kështu vendimi i Shkallës së Parë të Gjykatës Administrative i dha të drejtë INUK-ut të Tiranës për sa i përket vënies së gjobës dhe prishjes së objektit, por Brilanti Sh.p.k e apeloi këtë vendim dhe Gjykata e Apelit doli në konkluzionin, që të rrëzojë vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. / tvklan.al

Etiketa: denoncimii vdekurndertueseprokuravdekur
Pas

“Ky është LAJM! E brishtë si një flutur, por e fortë…”, gazetarja s’mban dot lotët për suksesin e Ermonela Jahos

Para

Sazan Guri: Kafsha vetëhelmohet në çastin kur theret

Para
Sazan Guri: Kafsha vetëhelmohet në çastin kur theret

Sazan Guri: Kafsha vetëhelmohet në çastin kur theret

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.