Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor nuk ka dhënë shpërblimet e fundvitit për punonjësit e qendrave shëndetësore në rajonin e veriut.
Ky është denoncimi që ngre kreu i BSPSH Shkodër, Albert Tuka. Sipas tij, shpërblimet janë dhënë në mënyrë selektive në zona të tjera, ndërkohë tregon se në qendrën shëndetësore në Tamarë, infermierët kanë 2 muaj pa marrë rrogat.
Nga ana tjetër, Paolo Kaceri, kryetar i sindikatës së shëndetësisë në Shkodër, tha se shkodranët lihen në njërën anë nga qeveria.
“I bëj thirrje qeverisë që t’i marrin diçka të korruptuarve që ka në gjirin e saj dhe ministrave dhe t’i shpërndajnë tek populli”, u shpreh Kaceri.