Pas debateve në lidhje me shëndetësinë dhe denoncimit të mjekëve që për një vend pune duhet të pahuash para ka reaguar dhe deputetja e zgjedhur e PD-së Orjola Pampuri.
Ajo thotë që “Shëndetësia që zgjodhëm për katër vitet e ardhshme” është ajo e koncensioneve, shëndetësia që vetëm falas nuk është.
STATUSI I PAMPURIT:
Shendetësia që “zgjodhëm” për katër vitet e ardhshme:
Koncensione “të suksesshme”, tenderime të famshme duke mos lënë pa përmendur të fundit, për mbetjet spitalore, shëndetësi falas, ku asgjë ne fakt nuk është falas, pervec nje tmerri pafund duke perfshire ketu edhe ngjarjet e diteve te fundit te cilat jane pasoje e frustrimit qe ka nxitur kjo “Shendetesia Falas”, ku vijojne te dhunohen mjeke, infermiere e ne fund pacienti mbetet pa nje zgjidhje, denoncimi i mjekut per disa raste punesimesh kundrejt pageses ne QSUT, projekte te pajustifikuara klienteliste, te cilat zevendesojne ne menyre te paskrupullt nevojat imediate te pacienteve.
Mjeke kliniciste qe perpeliten e diskriminohen ne te gjithe kete mish-mash, me paga fare qesharake. Nese te gjitha keto i konverton ne sukses duke i shoqeruar me “nje videoklip” apo me “nje fjalim hyjnor” dhe me “nje kolone zanore” dhe ne fund shume fishekzjarre, sigurisht do duken “mahnitese”, po nese i prek, degjon e perjeton sigurisht qe jane nje makth. Vetëm të bashkuar mund ti themi STOP.
(E.K/SHUPLAKA)