Pas denoncimit të një dite më parë të një qytetari tek ish-kryeministri Sali Berisha për një karvan automjetesh në drejtim të Librazhdit që dyshohet së transportonte lëndë të rrezikshme, reagon edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.
Ai ka një përgjigje mbi këtë ngjarje për të cilën thotë:Flini të qetë! Kjo sepse sipas tij, bëhet fjalë për karvane makinash të TAP-it duke transportuar tubo çeliku të gazesjellësit në Qafë-Thanë.
REAGIMI I PLOTË I HOXHËS
Qe te flini te qete per kamionet e dyshimte ne videon e qytetarit digital…
Ne foto keni nje karvan te TAP-it duke transportuar tubo celiku te gazesjellesit ne Qafe Thane.
Ne foton e pare, karvani me mjetet e renda shoqerohet ne fillim dhe ne fund nga fuoristrada me feneline dhe logon e policise.
Ne foton nr.2; Ne vendin poshte targes se kamionit duket pllakati me ngjyre te verdhe dhe mbishkrimin “transport i vecante”
Ne foton nr.3: Fuoristrada tip Nissan me logo e feneline policie ne fund te karvanit…
Ne foton nr.4: Fuoristrda Nissan me logo policie te blera nga vet kompania qe zbaton projektin e TAP, identike me ate qe duket ne videon e qytetarit digital..
Foto nr.5: Kamionet gjate transportit me tubo celiku te gazesjellesit TAP…. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1349″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.youtube.com/watch?v=o7l8F1d30rA&feature=youtu.be