Rreth një javë më parë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje policëve gjatë një takimi në Kuçovë, që pas përfundimit të orarit zyrtar të punës të mblidhnin vota për Partinë socialiste. Por, pavarësisht se policia dhe Ushtria e kanë të ndaluar me ligj që të bashkohen gjatë një fushate elektorale, policët siç duket ia kanë dëgjuar fjalën kreut të qeverisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital siç e quan ai, ku denoncohet rasti i një polici që bënte fushatë në shkodër për Partinë Socialiste. Punonjësi i policisë i përmendur, quhet Dedë Kodra. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post