Prej disa vitesh në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ofrohet dhe shërbimi psiko-social për pacientët dhe familjarët e tyre.
Emisioni BOOM në RTV Ora News bëri në vëzhgim në QSUT ku psikologu bënte edhe punën e recepsionit.
Ky problem, pra që psikologet bëjnë recepsionistin ka nisur që në vitin 2015 kur burimet njerëzore në QSUT kanë përcaktuar për nevoja të shërbimit që për një periudhë 6 mujore psikologet do të shërbejnë në recepsion.
Në 2015 shërbimi psiko-social në QSUT i dërgoi dhe një letër ish –drejtoreshës së spitalit, qe t’ju mundosonte të kryenin detyrën e psikologut, për të cilin dhe ishin emëruar.
Edhe redaksia e emisionit BOOM i ka dërguar një kërkesë drejtorisë së QSUT për këtë problem, por akoma nuk ka marrë një përgjigje prej tyre.
Në faqen zyrtare të QSUT në internet përcaktohet në detaje puna me të cilën duhet të merret një psikolog, brenda kësaj qendre spitalore: Pra detyra e psikologut është të ndihmojë pacientët, të menaxhojnë stresin për të mos patur ndikim negativ te sëmundja e tyre, të ndjekin mjekimin me regjim të caktuar, të realizojë vlerësime psikologjike, këshillim, mbështetje psikologjike.
Roli i psikologut sipas faqes zyrtare të QSUT
-Ndihmon individët me nivele të larta stresi sesi të menaxhojnë stresin në mënyrë efektive, në mënyrë që mos të influencojnë shëndetin e tyre.
-Punon me pacientët që ti përshtaten sa më mirë sëmundjes ose t`i mësojnë të ndjekin mjekimin e tyre me një regjim të caktuar.
-Fokusohet tek etiologjia (origjina dhe shkaqet e sëmundjes), sëmundja dhe disfunksioni që sjell mbi individin.
-Fokusohet tek faktorët social dhe ata të sjelljes të cilat ndikojnë tek sëmundja dhe shëndeti i individit.
-Analizon përpjekjet për të përmisuar sistemin e kujdesit shëndetësor ( studiojnë impaktet e institucioneve shëndetësore, mjekëve dhe stafit shëndetësor dhe kështu zhvillojnë mënyra për të përmisuar kujdesin për shëndetin).
-Nxit dhe ruan mirëqënien, ndërhyn dhe trajton sëmundjen, identifikon etiologjinë, diagnostikon sëmundjen apo disfunkisonin si dhe përmison politikat e kujdesit shëndetësor.
-Psikodiagnostikim.
-Vlerësim psikologjik/ funksionimit social.
-Këshillim.
-Mbështetje psikologjike/sociale pacientit dhe familjarit.
-Psikoedukim.
-Orientim i pacienteve drejt rrjeteve mbështetëse publike/jo publike.
Dita e parë
Gazetari: Kjo urgjenca e sëmundjeve të brendshme është?
Roja: Po
Gazetari: Mund të futem dy minuta të informacioni?
Roja: Futu
Gazetari: Më fal doja të pyesja për një psikologe. Më thanë që ndonjëherë rrinë dhe këtu te recepsioni?
Recepsionisti: Të thanë për një psikologe apo një specific me emër?
Gazetari: Jo jo për një psikolog, jo specifikisht. Thjesht sepse kam mamin te neurologjia dhe mendova për një psikolg.
Recepsionisti: Po psikologu për kë është për ju apo për mamin?
Gazetari: Jo jo për mamin
Recepsionisti: ke dy psikolog në neurologji.
Gazetari: Po më duhet se më thanë për këtu prandaj.
Recepsionistja: Ja jam unë psikologe dhe ky psikolog. Ne mbulojmë këtë shërbim.
Dita e dytë
Gazetarja: Më falni ka njeri këtu në recepsion?
Punonjësja: Po
Gazetarja: Më thanë që mund të takoja një psikolog këtu te recepsioni, më duhet.
Punonjësja thërret psikologen
Gazetarja: Si jeni mirë?
Psikologia: Mirë
Gazetarja: Ju jeni psikologia?
Psikologia: Po e urgjencës, po
Gazetarja: Në katin e dytë kam mamin ka kaluar një ishemi.
Psikologia: Në katin e dytë këtu? Po
Gazetarja: Ju e mbuloni apo jo, apo e mbulon dikush tjetër?
Psikologia: Jo unë e mbuloj
Gazetarja: Atëhere për të rezervuar një vizitë ose një takim për shembull?
Psikologia: Të vij lart në dhomë ajo nuk lëviz dot kam përshtypjen.
Gazetarja: Ka vështirësi
Psikologia: Ok, fol me mamin dhe hajde përsëri më thuaj mua./Ora News