“Rama ushtron terror psikologjik me fallangat e tij krimit ndaj femijeve ne shkolle te prokuroreve te Saimir Trafikut!’, kështu i shkruan qytetari digjital ish-kryeministrit Berisha.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit digjital ku ndër të tjera shkruan se ky është një akt i shëmtuar dhe tregon se Rama është peng i Tahirit.
Postimi i Berishës:
Superskandal!
Edvini ushtron terror psikologjik mbi femijet e prokuroreve te Saimir Trafikut!
Qytetari dixhital denoncon:
– Rama ushtron terror psikologjik me fallangat e tij krimit ndaj femijeve ne shkolle te prokuroreve te Saimir Trafikut!
– Ai dergon, ne kundershtim flagrant e ligjin, kriminelet e tij ne shkolle per kontrollin e etiketave te rrobave te trupit te voglusheve me pyetjet se ku dhe kush ti ka blere? Ky eshte nje akt i shemtuar qe tregon dhe njehere se Rama eshte skllav i Tahirit kurse vetingu eshte nje procedure presioni kriminal ne duart e Rames per nenshtrimin e plote te sistemit gjyqesor ne Shqiperi. sb
“Përshëndetje Doktor. Një informacion: Prokurori i Tahirit Edi Rama i çoi njerëzit e vetingut tek femija në shkollë 10 vjeç duke e marrë në pyetje, kush ti ka blerë rrobat, ku ti ka blerë, ku ke qënë me pushime etj. Veprimi i njerzve të Edi Ramës në vetting është jo vetëm në kundështim flagrant me ligjin, pasi femija 10 vjeç edhe kur kryen krim pyetet në prani të prindit dhe psikologut. Por mbi të gjitha është përdorim i pastër, abuziv i pushtetit për të ndikuar në hetimet ndaj Tahirit. Kjo ngjarje ka ndodhur para 3-4 javëve para se Tahiri të dorëzonte mandatin. Për këtë duhet hetim dhe personat që kanë abuzuar duhet të shkojnë para drejtësisë”
(B.H/Faxweb)