Ish-kryeministri Sali Berisha publikon denoncimin e një punonjësi dixhital që akuzon Sekretaren e Përgjtihshme të ministrisë së Shëndetësisë Kledia Mazniku (Ngjela) për përfshirjen në fushatë të punonjësve të Shëndetësisë. Sipas tij, ajo u jep punonjësve tollona sikur marrin pjesë në shërbime pune.
Qytetari, i cili shprehet se është punonjës në ministrinë e Shëndetësisë kërkon që ministri i Shëndetësisë të largojë nga detyra Sekretaren e Përgjitshme, ndaj të cilës të nisë ndjekja penale për shkelje të kodit elektoral dhe abuzim detyre.
Denoncimi tek Berisha:
Sekretarja e Pergjithshme e mafies se Shendetesise, ndrikull Mazniku ne fushate per Partine kanabiste!
Punonjesi dixhital denoncon:
Ndrikull Maznikun, Sekretare e Pergjithshme e ministrise se Shendetesise per organizim te pjesemarrjes ne fushate te punonjesve te Shendetesise, mashtrim ne ushtrim te detyres!
I bej thirrje ministrit te Shendetesise te largoje menjehere nga detyra ndrikullen ne fjale dhe te nise per ndjekje penale per shkelje te kodit elektoral dhe abuzim ne detyre! sb
“Pershendetje Z.Berisha, une jam nje punonjes i Ministrise se Shendetsise qe brenda mundesive dua te ngelem anonim sepse rrezikohem direkt. Ju bej me dije se shume punonjes marrin pjese ne fushate per Partine Socialiste dhe Sekretaria e Pergjithshme nuk merr asnje mase por u jep tollona sikur marrin pjese ne sherbime pune. Quhet Kledia Ngjela apo Mazniku nga bashkeshorti e ketij matrapazit Mazniku, pasi ka punuar me ne në Ministrine e Mireqenies Sociale, e prune ketu sebashku me Olgerta Manastraliun, turp i vertet.”
(XH.A/SHUPLAKA)