Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak minuta më parë një denoncim siç shprehet ai, të një qytetari dixhital, i cili ngre shqetësimin për sigurinë në qytetin e Elbasanit ku vepron një bandë, pjesë e së cilës janë të afërm të kryebashkiakut, Qazim Sejdini.
Ai rrëfen sherrin që ka ndodhur sipas tij mes anëtarëve të LSI-së dhe PDIU-së, ku këta të fundit janë pjesë e bandës ku është i përfshirë dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit, i cili lëviz me makina të blindura dhe municione luftarake sikur të jetë në Siri.
Qytetari denoncon mungesën e transparencës të këtyre ngjarjeve nga ana e policisë dhe medias.
Denoncimi tek Berisha:
Gjendje dramatike ne Elbasan!
Lexoni klithmen e nje qytetari dixhital: Elbasani nen terror bandash, policia me banditet fsheh krimet e tyre! sb
“prsh dhe respekte i nderuar, si qytetar i Elbasanit nuk di ku te bej nje denoncim sepse pervecse nuk gjen zgjidhje ke frike edhe ta besh denoncimin sepse mund ta pesosh shum keq. Ndaj po ju raportoj juve duke shpresuar qe te ngrihet disi zeri sepse me te vertet qe ne Elbasan jeta e çdo qytetari te thjesht eshte ne nje rrezik te vertet nga çasti ne çast.
Para 3 ditesh ne lagjen “5 maj” ka pasur nje perleshje midis disa anetareve te LSI dhe PDIU, por nuk jane thjesht simpatizante te partive sepse simpatizantet e pdiu jane nje bande kriminale e njohur tashme per qytetin e Elbasanit dhe gjithe Shqiperine qe kane pushtetin pas kraheve dhe mund te bejne ç’te duan, kane goditur me arme anetaret e LSI-së dhe jane ne gjendje te rende ne spital.
Por çeshtja s’eshte se kan goditur LSI, çeshtja qendron sepse te fortet jane dhendri i kryetarit te bashkise dhe shoku i tij i ngushte, Suel Cela me banden e vet. Ata mund te godasin ke te duan dhe kur te duan dhe asgje nuk behet publike as nga policia dhe as nga media, ata levizin me makina te blinduara ne qytet dhe me municione luftarake si me qen ne Siri.
Eshte krijuar nje situate e tmerrshme ku jeta e çdokujt esht e pasigurt. Nuk dua t’ia di se kush do fitoje, dua te di nese a do ndihemi ndonjehere te sigurt si qytetare te ketij vendi qe jemi?
Flm, ju shkruajta nga ky fcb i rreme sepse sinqerisht nuk do ta merrja kurre guximin te thoja se kush jam, me kete situate qe eshte ketu. Respekt maksimal per ju doktor, zeri jone nuk degjohet, shpresoj te degjohet zeri juaj.”
(XH.A/SHUPLAKA)