Pas debateve të njëpasnjëshme mes ish-ministres së arsimit Lindita Nikolla dhe deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj, mediat e kishin atë temë të ditës.
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook, ka denoncuar mbrëmjen e sotme kreun e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Fierit se merr pjesë në fushatë elektorale.
Ai i referohet një postimi në Facebook të drejtorit Shkëlqim Allkaj, i cili ndërsa kishte shpërndarë një lajm mbi Nikollën dhe Mehmetajn, shkruante: “Stop “baltës” së të pavërtetave mbi punën e jashtëzakonshme bërë në arsim kto katër vite nga Lindita Nikolla dhe gjithë ekipi i MAS dhe DAR-ZA-ve.”
Qytetari që ia ka dërguar me screenshot postimin e Allkajt Berishës, thotë se ky i fundit ka vetëm foto fushate në profiling e tij.
Ndërsa Berisha shkruan: “Narko-drejtori i DAR të Fierit, Shkëlqim Allkaj në fushatë elektorale për ndrikull Vilën, të cilës paratë e taksapaguesve shqiptarë i bëhen si në ëndërr vilë luksoze! (D.D/Shuplaka)