Ish-kryeministri Berisha ka publikuar akuza të rënda ndaj akademikut Rexhep Qosja, lidhur me intervistën ku ai propozoi shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Beogradit.
Berisha shkruan në Facebook se sipas burimeve të tij diplomatike, ka qenë pikërisht kryeministri Edi Rama ai që e ka urdhëruar këtë intervistë.
“Intervista e Rexhep Qoses per shkembim territoresh sipas nje projekti te Beogradit, midis Kosoves dhe Serbise, ne kulmin e krizes te marshimit mbi Kosove me trenin e Serbomadhise, eshte e porositur nga Edvin Kristaq Rama! Burime diplomatike ato dite flasin per nje marreveshje Rama – Vuçiç per veprimin aneksionist pushtues te Beogradit ndaj veriut te Kosoves!”, shkruan Berisha.
Sipas diplomatit që nuk dëshiron të identifikohet, këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i Ramës.
Postimi i plotë i Berishës:
“Intervista e Qoses per shkembim territoresh e porositur nga Edvin Kristaq Rama!
Diplomati dixhital informon:
Intervista e Rexhep Qoses per shkembim territoresh sipas nje projekti te Beogradit, midis Kosoves dhe Serbise, ne kulmin e krizes te marshimit mbi Kosove me trenin e Serbomadhise, eshte e porositur nga Edvin Kristaq Rama! Burime diplomatike ato dite flasin per nje marreveshje Rama – Vuçiç per veprimin aneksionist pushtues te Beogradit ndaj veriut te Kosoves! sb
“31/01/2017, 15:01:43: Pershendetje Doktor,isha dy dite ne Prishtine dhe atje u takova me disa miq te mije .
Po flisnim per situaten ne Kosove.
Me treguan se spas tyre intervisten e Rexhep Qoses per shkembime territoresh e njejte me deshiren Beogradit qe ju keni denoncuar me dhjetra here e kishte porositur Rama.Kete e gje kishte konfirmuar ne disa mjedise edhe keshilltari i mirnjohur i Rames per çeshtje te kozmopolitizmit.” (D.D/Shuplaka)