Në një ditë që emri i tij u përmend nga ana e kryeministrit Rama, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Saimir Tahiri ka filluar lëvizjet sërish.
Sipas Berishës Tahiri ka takuar sot biznesmenin Gaz Demi, president i Klubit Sportiv “Partizani”, si dhe Dash Pezën.
Sipas denoncimit te Berisha, Tahiri i ka dërguar një mesazh dhe kryeministrit Edi Rama. Po ashtu Berisha thotë se tonet në takim s’kanë qenë aspak të qeta.
POSTIMI I PLOTE:
Saimir Tahiri i dergon Rames perseri Gaz Demin se bashku me Dash Pezen! sb
“Doktor ne keto momente qe po te shkruaj tek Perla ne Bllok po zhvillohet prej nje ore nje bisede midis Sajmir Trafikut dhe Gaz Demit e Dash Pezes. Nga biseda e tensionuar ndigjohen here pas here shperthime te Tahirit si “le te guxoje po te doje”, “po ja mbajti b…” etj etj!”
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post