Një infermiere denoncon te ish-kryeministri Sali Berisha se e kanë pushuar nga puna në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Matit, për shkak se bashkëshorti i saj ish-jurist i OSHEE-së, është i djathtë.
Albana Lika tregon se këtë rast e ka denoncuar edhe në emisionin “Stop” në tv Klan, si edhe në këto institucione: UISH, Avokati i popullit, MSH, Komisioni i diskriminimit.
Për të njëjtën arsye, Lika tregon se është pushuar nga puna edhe bashkëshorti i saj, madje edhe vjehrrës i kanë hequr pensionin.
Ish-kryeministri Berisha e cilëson këtë rast si një persekutim të egër politik të një familjeje.
POSTIMI I PLOTË I BERISHËS
Lexoni ju lutem trajtimin çnjerezor te njeriut ne Banditistan!
Qytetarja dixhitale denoncon:
Persekutimin e eger politik te nje familje, ne te cilen
– OSHEE pushon bashkeshortin per motive politike
-DSHP pushon bashkeshorten infermiere nga detyra per motive politike
-Vjehrres pas 18 vitesh i hiqet pensioni
-familja me 5 vete me zero te ardhura
-Ndaj padrejtesise nuk reagon asnje institucion i shtetit kanabist! sb
“Mirmbrema Dr Berisha , te kam shkruar ne Instagram direct dhe me sygjeruat t’ iu shkruaj ketu.Po iua rishkruaj shqetesimin tim ; Mirdita Dr Berisha, duke shpresuar qe jeni pikerisht ju e Nese me lejon te marr pak nga koha dhe vemendja juaj e vyer dua te ndaj me ty nje shqetesim timin besoj I shumti ne nr ne Shqiperine tone. Une quhem Albana Lika me profesion infermiere, nene e dy femijeve te mitur, bashkshortja e besoj e te vetmit PD- ist ne rrethin e Matit, besnik e te pa perlyer ne parti te tjera . Kete te fundit ndoshta nuk e shpreha ne gjuhen e politikes, fushe te cilen nuk e njoh nuk e kam studiuar. Influenca e tim shoqi ne politike sipas ketyre ne pushtet (tme falesh pasi nuk di si ti quaj realisht nuk kan emer) me kan hequr nga puna si infermiere ne DSHP urdher politik . Kete te fundit nuk arrij akoma ta konceptoj kur shkollen punen I kam fituar me konkurs. Vij nga nje familje ku kontribuojme per shkollim dhe punesim me dinjitet POR ja qe nuk ndodh keshtu .Ketu ne Mat u mjaftonka nje Kasap ku pasi shkarkoi 54 punonjes ne OSHE ka ndikim dhe ne istitucione te tjera nje nder keto Dhe DSHP ( Drejtoria e SHENDETIT Publik Mat ) me drejtuese Drita Lalaj.
Sharkim pa asnje motivacion ligjore pa asnje lajmerim ne shkrim krejtesisht politik( ku e kam denoncuar ne Stop Tv Klan).
Do te lutesha te marresh ne konsiderate dhimbje te tilla si pasoje te demit ekonomik nga keto shkarkime nga puna.Une dua vetem te punoj tiu vij ne ndihme femijeve me nevoja speciale pasi jam kualifikuar dhe ne kete fushe. Me shume respek Albana Porja LikaDo te lutesha te marresh ne konsiderate dhimbje te tilla si pasoje te demit ekonomik nga keto shkarkime nga puna.
Theksoj se pasi hoqen tim shoq Besim Lika ( jurist OSHE ) , i hoqen vjehrres sime pensionin pas 18 vitesh pensioniste, pastaj me hoqen mua . Nuk di ne mund te gjejne arsye te me heqin nga shkolla vajzen 9 – vjecare meqe e ka bekuar Zoti vajzen ketyre prinderve.
E kam depozituar ankimimin tim ne keto institucione;
-UISH
-Avokati i popullit
-MSH
-Komisioni i diskriminimit
-Institucione te cilat nuk e ushtruan funksionin e tyre ligjore por provuan qartazi qe jan politizuar qe nga roja e godines e gjer tek ATo te autorizuar me ligj per shqyrtimin e dosjes sime.” (D.D/Shuplaka)