Ish-kryeministri Sali Berisha herë pas here publikon denoncimet që i mbërrijnë në inbox-in e tij nga qytetarët.
Së fundmi, një qytetar i shkruan Berishës se prej një muaji banorët e Spitallës në Durrës, vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. Mirëpo pavarësisht se kanë shkuar disa herë te ujësjellësi për tu ankuar, drejtori u Ujësjellës nuk i ka pritur. Madje e krahason atë me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Sakaq, këtë denoncim Berisha e komenton duke shkruar se kjo është “vera e etjes së madhe, e ndëshkimit të qytetarëve”.
DENONCIMI I BERISHËS
Vere e etjes se madhe, e ndëshkimit të qytetarëve!
Spitalla një muaj pa ujë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirëmbrëma i nderuari Berisha unë që po të shkruaj jam një banor i Spitallës së Durrësit. Kemi një muaj që rrimë pa ujë. Shkojmë tek ujësjellësi nuk takojmë dot drejtorin e ujësjellësit sikur të ishte presidenti Tramp. Me vuajtje dhe sakrifica heqim bukën e fëmijëve për të blerë ujë. Jam i vetmi person që punoj për një familje me anëtarë prej katër vetash. Ndërkohë që as për fëmijët s’po marr asnjë lloj ndihme për vdekjen e mamasë së tyre. Nuk e di se ku të shkojmë. Ju lutemi ta ngrini këtë shqetësim se unë ndihem i patakatshëm. Ju faleminderit për ju” (D.D/Shuplaka)