Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar drejtoreshën e teatrit të Korçës, aktoren Zamira Kita për përvetësim tenderash dhe pjesëmarrje në fushatë.
Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha publikon edhe foton e dërguar nga qytetarit ku Kita akuzohet se ka shkelur ligjin.
Postimi i Berishës:
Drejtoresha Kita denoncohet nga qytetari dixhital për shkelje të ligjit. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij.
“Drejtoresha e teatrit Korçë Zamira Kita pasi mori tenderin për teatrin rreth 2 milionë euro e duke hequr ca mënjanë për vete nuk po lë mbledhje e miting pa vajtur…pavarësisht se është në orar të punës dhe paguhet me lekët e taksapaguesve të majtë dhe të djathtë, dhe nga ata pa parti…” (M.D/Shuplaka)