“Ushqim katering për qentë e policisë”. Ky është një nga tenderat e fundit që ka publikuar Ministria e Brendshme sipas gazetarit Elio Laze.
“Ne drejtimin e Fatmir Xhafes ministria e Brendshme zhvillon tendera te cuditshem qe perfshijne “Ushqim katering per qente e policise”.
Me poshte keni screenshot te tenderit te hapur me 14 dhjetor 2017 nga Ministria e Brendshme per kete ceshtje. “, shprehet gazetari.
Duke iu hedhur një sy shkresave të publikuara nga Elio Laze duket qartë se se ky tender është me një vlerë prej 19.200 lekësh.
Reagimi nga Elio Laze:
INVESTIGIM/
USHQIM TAXI PER QENTE, Ja si shpenzon leket e taksapaguesve me tenderat Ministria e Brendshme
Nga nje minister si Saimir Tahiri qe kanabizoi vendin Ministria e Brendshme kaloi ne drejtimin e nje ministri tjeter. Ne dukje burre serioz dhe burokrat i shkresave dhe rregullave. Por e verteta na rezulton ndryshe. Ne drejtimin e Fatmir Xhafes ministria e Brendshme zhvillon tendera te cuditshem qe perfshijne “Ushqim katering per qente e policise”.
Me poshte keni screenshot te tenderit te hapur me 14 dhjetor 2017 nga Ministria e Brendshme per kete ceshtje.
Lexuesit ta gjykojne vete duke pare dhe fotot e meposhtme.