Doktori Petrit Vargu ka bërë një deklaratë të fortë ku shprehet se shteti mashtron me tenderin e respiratorëve teksa pohon se ministrja e Shëndetësisë tregoi se janë dyfishuar por jo numrin e tyre.
Sip[as tij, në bazë të kontratës sot duhej të vinin 20 respiratorë por erdhën vetëm 5 ndërsa shton se firma ka deklaruar numrin e parë dhe duhet të ndiqet penalisht.
“Mashtrimi tjeter eshte qe keto respiratore prodhohen nga firma kineze Rezvend qe ndodhet ne qytetinShenxhen. Ato paketohen ne Gjermani ne Coblens, nga nje firme paketuese e sapo krijuar qe quhet Anksient”, shkruan Vargu teksa shton më tej se firma shqiptare është marrë me antena televizive dhe ka shitur 2-3 aparatura mjekësore në QSUT në momentin kur Enkelejd Joti është bërë drejtor i QSUT-së.
Reagimi i plotë:
SKANDAL ME TENDERIN E RESPIRATOREVE Kur shteti mashtron! Sot ministrja e shendetesise deklaroi qe u dyfishua numri i respiratoreve ne sanatorium.Pa thene numrin sesa respiratore erdhen .Ne baze te kontrates sot duhej te vinin 20 respiratore ,por erdhen vetem 5.Dhe firma duhet te marre penalitete te renda ,pasi ka fituar tenderin duke deklaruar qe dje duhej te kishin sjelle 20 cope.Megjithate ministrja kete e quan sukses.Duhet te theksojme qe kjo firme me prodhime kineze ishte me e shtrenjte se firma e madhe amerikane Respironix.Mashtrimi tjeter eshte qe keto respiratore prodhohen nga firma kineze Rezvend qe ndodhet ne qytetinShenxhen.Ato paketohen ne Gjermani ne Coblens ,nga nje firme paketuese e sapo krijuar qe quhet Anksient.Cuditerisht ,firma shqiptare eshte marre me antena televizive dhe ka shitur 2-3 aparatura mjekesore ne QSUT ne momentin kur Enkelejd Joti eshte bere drejtor i QSUT-se dhe nuk ka asnje inxhinier te specializuar ne kete fushe.Ky mendohet qe mund te jete shkaku qe tenderi i respiratoreve u shpall nje muaj me vonese.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post