02:25 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Denoncoi 2 ministre dhe 3 kryebashkiakë të PS për takimin e Greqisë, pas SPAK-ut edhe Prokuroria e Tiranës rrëzon kallëzimin e Albana Vokshit

11:53 | 28/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncoi 2 ministre dhe 3 kryebashkiakë të PS për takimin e Greqisë, pas SPAK-ut edhe Prokuroria e Tiranës rrëzon kallëzimin e Albana Vokshit

Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e procedimit penal dhe rrëzimin e kallëzimit të depozituar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Denoncimi ishte bërë pas pamjeve të një emisioni të televizionit të familjes së Sali Berishës, ku pretendohej se PS nëpërmjet funksionarëve dhe zyrtarëve të saj të lartë vendorë të qarkut Fier dhe dy ministret e kabinetit “Rama”, kishte kryer krim elektoral në Greqi, për votën e diasporës gjatë takimit në muajin shkurt 2025 në Athinë, me emigrantët.

Kallëzimi ishte depozituar konkretisht për: Ogerta Manastirliun, ministre e Arsimit, Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëkohësisht zv/kryeministre, Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit, Eriselda Sefa, kryebashkiake e Lushnjës, Majlinda Bufi, kryebashkiake e Roskovecit, të githë përfaqësues të PS. Takimi në Greqi ishte mbajtur më fillim të muajit shkurt 2025.

Vokshi pretendonte se një grua që hiqej si përfaqësuese e KQZ-së, regjistronte emigrantët për PS, me qëllime elektorale të 11 majit, në prezencë të zyrtarëve në fjalë. Fillimisht Vokshi kishte kallëzuar në SPAK, por në fund të muajit prill Prokuroria e Posaçme ia kishte kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi nuk ishin gjetur element të ‘përdorimit të funksionit publik’ për qëllime elektorale apo ‘shpërdorimit të detyrës’.

Më 6 maj të këtij viti është hedhur shorti për këtë kallëzim në Prokurori, që ia ka rënë për hetim prokurores Eloida Goxhi. Pas më shumë se një muaji verifikime të rastit nëpërmjet pamjeve dhe shkresave dokumentare, nuk u gjetën element të veprës penale të “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore”, të parashikuara nga Neni nr. 246 i Kodit Penal.

Nga ana e saj KQZ ka kthyer përgjigje se nuk ka asnjë zyrtar të saj në terren që bën regjistrim emigrantësh dhe këto regjistrime nuk bëheshin fizikisht, por vetëm online në faqen e KQZ, e hapur posaçërisht për procesin.

Kjo ka rrëzuar pretendimet për konsumimin e veprave penale në lidhje me regjistrimin e emigrantëve nga PS me qëllime elektorale, me ndikim të zyrtarëve.

“Bazuar sa më sipër, organi i akuzës konstaton se ndjekja penale për këtë material nuk mund të fillojë”, konkludon prokurorja Goxhi, duke vendosur mosfillimin e çështjes për kallëzimin e Vokshit.

Vendimi i firmosur dhe vulosur edhe nga kreu i organit të akuzës së Tiranës, Arens Çela, i është përcjellë edhe PD-së për njoftim.

Pas

Muzhaqi: Projekte inovative në edukimin financiar për fuqizmin e të rinjve

Para

“Kushdo që na sulmon, do të dëmtohet 7-fish”, IDF nis goditje ajrore kundër Huthëve në Jemen pas raketave të vazhdueshme

Para
“Kushdo që na sulmon, do të dëmtohet 7-fish”, IDF nis goditje ajrore kundër Huthëve në Jemen pas raketave të vazhdueshme

“Kushdo që na sulmon, do të dëmtohet 7-fish”, IDF nis goditje ajrore kundër Huthëve në Jemen pas raketave të vazhdueshme

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.