Këngëtari i njohur Sajmir Çili, ka folur për herë të parë publikisht rreth denoncimit të tij ndaj ish-bashkëshortes për dhunë.
I ftuar në emisionin e Rudina Xhungës në “TV Klan”, këngëtari nuk dha shumë detaje për ngjarjen, megjithatë pranoi se divorci mes tij dhe Suela Kalajës ka përfunduar.
Këngetari u shpreh se nuk kishte dashur kurrsesi që problemet e tij familjare të shkonin deri te organet e rendit, e aq më pak në media. Ai shtoi se disa gazetarë e kanë keqinformuar publikun, duke futur edhe të bijën në këtë çështje.
“Nuk doja të shkonte deri te organet kompetente, por tashmë ndoshta do të merrem me ta. Disa gazetarë kanë keqinformuar, duke futur edhe vajzën time të mitur në mes. Për mua familja është e shenjtë dhe e ruaj privatësinë.
Vajza është mirë, por nuk doja të shkonte deri në këtë pikë. Dashuria e babait për vajzën nuk rresht kurrë”, është shprehur Çili. (D.D/Shuplaka)