Miftar Dauti kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ procedohet nga policia e Komisariatit të Krumës një ditë pas skandalit të publikuar me Rezervat e Shtetit.
Sipas njoftimit të policisë, Dauti akuzohet për kanosjen e 2 personave, përgjegjëses së zyrës së OSSH-së dega Has, si dhe për kundërshtimin e kryerjes së procesit të punës nga një elektricist i OSHSE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
Njoftimi i Policisë:
Has
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 56 vjeç, banues në fshatin Golaj, pasi më datë 18.04.2023, ka kallëzuar shtetasja E. M., 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has, se është kanosur nga shtetasi M. D.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. D., 56 vjeç, S. D., 43 vjeç dhe F. D., 52 vjeç, të tre banues në fshatin Golaj, pasi më datë 19.04.2023, ka kallëzuar shtetasi I. A., me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së, Krumë, se në fshatin Helshan, gjatë procesit të tij të punës, për dërgimin e një transformatori të energjisë elektrike, në këtë fshat, është kundërshtuar për kryerjen e këtij procesi pune, nga shtetasit M. D., S. D. dhe F. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
Discussion about this post