Një emigrant i kthyer në Shqipëri për pushime ka denoncuar një rast të përballjes me efektivë të Policisë së Përmetit, të cilët e ndaluan gjatë një kontrolli policie për asrye aspak të logjikshme.
Enmigranti nga Londra, i cili nuk kishte shumë që ishte kthyer në Përmet, ka treguar për gazetën “Shekulli” se si Policia Rrugore në Përmet e ndaloi me prektekstin se po lëvizte me 80 km në orë, në një rrugë që sipas qytetarit nuk ta jep këtë mundësi për shkak të mungesës të infrastrukturës.
Në letrën e tij, ai shpjegon më tej se policia e mbajti për rreth 15-20 minuta ndërkohë që nuk ndaloi asnjë drejtues tjetër dhe pas vendosjes së gjobës, i mbajti patentën angleze. Emigranti ka shprehur revoltën e tij për sjelljen e efektivëve që minimalisht duhet ta kishin vënë në dijeni për atë që po bënin.
Letra
Jam me banim në Londër qysh në vitin 1998. Si të gjithë emigrantët pavarësisht që e kemi lënë vendin dhe kemi filluar një jetë tjetër në një shtet të huaj, prapë Shqipëria është atdheu ynë. Nuk ka ditë që jam kthyer nga Shqipëria. Gjatë qëndrimit m’u desh të vija në Përmet…Pata marrë një makinë me qira në përdorim për kohën që isha aty e rrugës duke u kthyer nga Përmeti, më ndalon Policia mua dhe 3-4 makina të tjera e unë gjithnjë se jam në UK ku ligji është ombrella mbrojtëse dhe ndëshkuese dhe se polici është zbatuesi I tij.
Mbas disa minutash duke u sjellë vërdallë, më thotë se isha me shpejtësi mbi 80 km në orë! Ajo copë rrugë është shumë e degraduar dhe e ngushtë siç është bërë që nga koha e Enverit saqë nuk ka shans të ecet me 80 km në orë. U kërkova evidencë por më kot që u lodha. Gjatë kohës vura re se makinat e tjera nuk i mbanin por i shihnin dokumentat dhe i linin të iknin brenda minutës kurse mua më mbajtën 15-20 minuta pasi kisha njerëz në makinë dhe na duhej të iknim. U kërkova të më prisnin gjobën që më takonte dhe të më linin të ikja, më dhanë letrat mbrapsht, mora dhe fletën e gjobës dhe ika, por rreth 3-4 km pasi kisha ikur kuptova se më kishin mbajtur patentën angleze! Më ka ardhur inat jo se ma mbajtën port ë paktën përse nuk më komunikuan çfarë po bënin dhe çfarë duhej të bëja pas gjobës!
Jam zhgënjyer jashtë mase me çfarë më ndodhi me policinë e Përmetit. Vallë më panë mua si ‘peshk potencial’ ku mund të nxirrnin ndonjë lek por pasi u doli bllof se unë nuk jam ryshfete, më sajuan gjobën?! Nga D. Hila
(XH.A/SHUPLAKA)