Ministrja e Arsimit dhe Sportit gjatë fjalës saj të mbajtur sot në Kongresin e Partisë Socialiste nuk la pa komentuar skandalet e fundit që kanë ndodhur ditët e fundit në disa shkolla.
Skandalet u publikuan nga emisioni investigativ “STOP” dhe për këto arsye ajo nuk la pa shigjetuar moderatorët e emisionit duke i cilësuar hipokritë që gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa lëshoji një deklaratë tepër të fortë kur tha se ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë në emisionin e tyre.
“Sistemi arsimor nuk është ende emancipues. Media patriarkale promovon imazhin e burrit të fortë duke ndërtuar mes imazheve një pabarazi. Viktimat e sistemit patriarkal janë si vajzat dhe djemtë. Gruaja dhe vajza kanë filluar të kenë kurajon të denoncojnë ngacmimet. Media në vend që t’i trajtojë në ndjeshmëri, i nxjerr në emisione dhe spekulojnë me javë. Vetëm për të tërhequr shikueshmëri. Nuk janë të vetëdijshëm për hipokrizinë e tyre, që gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision. Hapësira ku denoncohet abuzimi duhet të jetë e sigurt. Edukimi feminist nuk është kundër burrave, por mendësisë patriarkale”