Në prangat e policisë së Elbasanit ka rënë një 45-vjeçar pasi rezulton i dënuar nga gjykata me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. Afrim Tarelli ishte shpallur në kërkim.
DETAJE:
Kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Ndalimi i tij u bë më qëllim ekstradimi në shtetin Italian FNSH Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Afrim Tarelli (Zeneli), 45 vjeç banues në Elbasan.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi shtetasi i lartpërmendur, është shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 25.03.2014, pasi Gjykata e Apelit Torino me vendim të datës 22.04.2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.
Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian. (J.V/Faxweb)