Në Tiranë është arrestuar një 55-vjeçar pasi rezulton i dënuar nga gjykata me 8 vjet burg për veprën penale “ Mashtrimi i kryer në bashkëpunim”. Eqerem Mehmetaj është arrestuar sot nga policia.
DETAJE:
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Mashtrim, kryer në bashkëpunim”. Më datë 25.01.2018, shërbimet e Sektorit të Forcave të Posaçme dhe të Kërkimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim : • Eqerem Mehmetaj, 55 vjeç, banues në Tiranë. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim numër 70 datë 16.11.2017, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “ Mashtrimi i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143 /2 të Kodit Penal. Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj këtij shtetasi, pasi ky shtetas kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare. (J.V/Faxweb)