Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arben Frroku.
Frroku, vëllai i ish-deputetit Mark Frroku, dhe ky i dënuar, është arrestuar në Holandë dhe pritet të bëhet ekstradimi në Shqipëri.
Me anë të avokatit ai kishte kërkuar në Gjykatën Kushtetuese që çështja e tij të kalonte në rigjykim.
Gjykata ka vendosur ditën e sotme që çështja të mos rigjykohet dhe që Frroku të vuajë dënimin në Shqipëri.
Arben Frroku është dënuar për vrasjen e komisarit Dritan Lame në 2013-ën.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post