Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar me kryeministrin Edi Rama i cili shkruante se do të hapë një Departamentit Antishpifje në selinë e Partisë Socialiste.
“Ringrihet Zyra e Dezinformacionit pranë Sektorit të Propagandës në KQ të Partisë nën emërtimin “Departamenti Antishpifje”!
Në përbërje të tij do të jenë:
– 1 shok nga organet e Sigurimit
– 1 shoqe nga “shefet e kuadrit”
– 1 shok ose shoqe pararojë nga kooperativat bujqësore
– 1 shok ose shoqe nga Këshillat Popullore
– 1 shok ose shoqe veteran/pensionit të nderuar nga Fronti”-shkruan Stazimiri.
Një ditë më parë kryeministri Rama, në një postim në facebook, njoftoi paktën antishpifje ndërsa tha se cdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. “Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.” -shkruante Rama në Facebook.