14:31 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Depërtimi i mësuesit gylenist, reagon për herë të parë policia shqiptare, çfarë thotë zyra e Edi Ramës

14:26 | 02/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Depërtimi i mësuesit gylenist, reagon për herë të parë policia shqiptare, çfarë thotë zyra e Edi Ramës

Dëbimi nga Shqipëria i mësuesit turk Harun Çelik ka sjellë reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit.

Pavarësisht se ka pretendime se depërtimi i Çelik në drejtim të Turqisë, bëhet jashtë ligjit dhe në shkelje të Konventave Europiane, policia e shtetit deklaron se gjithçka është kryer konform ligjit.

Sipas Policisë Çelik para 6 muajsh ka tentuar të kalojë nga pika e kalimit kufitar të Rinasit me dokumente kanadeze, dhe për këtë ka vuajtur dënimin në Shqipëri, dhe më pas nuk ka kërkuar azil.

“Për këtë veprim ai është dënuar me 5 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit ligji shqiptar parashikon që shtetasit e huaj të deportohen në vendin e tyre”, thanë burime nga policia për “Bw”.

Ndërkohë që avokati i Çelik ka pretenduar se nuk kishte kohë të kërkonte azil.

Çelik, akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e grupit të Fethullah Gylen dhe ndaj tij ka një proces penal në Turqi.

Kujtojmë se prej kohësh presidenti Erdogan ka nisur një gjueti shtrigash ndaj mbështetësve të Gylen që e akuzon edhe si personin përgjegjës për grushtin e shtetit më 15 dhe 16 korrik 2016 në Turqi ku humbën jetën qindra persona. Mbështetësit e lëvizjes gyleniste burgosen e dënohen si terroristë, dhe FETO konsiderohet organizatë terroriste.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama e pyetur nga BIRN tha se “dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin”.

Shqipëria i bashkohet në këtë mënyrë një numri të vogël shtetesh që i binden kërkesës së presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan për të dërguar në Turqi për përndjekje penale çdo person të lidhur me lëvizjen globale Gylen.

Një nga reagimet më të ashpra për këtë çështje e ka pasur eurodeputetja Ramona Strugariu e cila kritikoi qeverinë shqiptare përmes një statusi në Tëitter.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkroi ajo.

Neni në fjalë thotë: “Askush nuk mund të hiqet, përzihet ose ekstradohet drejt një Shteti ku ka rrezik serioz që ai apo ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, torturës apo trajtimeve të tjera çnjerëzore apo degraduese.”

Gülen që banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkohet nga Turqia dhe disa herë autoritetet turke kanë kërkuar ekstradimin e tij nga SHBA.

Etiketa: harun celikHarun Çelik policia
Pas

Labinot Tahiri rikthehet në emisionet televizive, a do ta lërë politikën?!

Para

Ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare këngëtarja amerikane

Para
Ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare këngëtarja amerikane

Ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare këngëtarja amerikane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Begaj pret pjesëmarrësit e programit LEAD Albania: “Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju”

Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë! Nga PD, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha e Elton Roshi. Nga PS, udhëheq Orlando Rakipi

“Betejën ai që e nisi do ta bitisi”, Berisha i jep fund dilemës a do largohet nga PD

Harta mavi! Si e komentojnë qytetarët rezultatin? Shoqet ‘kundërshtare’ në bindjet politike: E dua Ramën, adhuroj Berishën

A do të japë dorëheqje? Berisha: Statuti do të respektohet, por…

Përmbushet profecia e “Baba Edit”, jo 78 por plot 85 mandate deri tani

Berisha: Kurrë më parë bandat nuk kanë pasur më shumë përfaqësues në Parlamentin shqiptar

Pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha del në shesh: Protestë ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian

Samiti Europian në Tiranë, policia e shtetit tregon akset rrugore që duhen shmangur në kryeqytet gjatë së premtes

Numërimi i votave të 11 majit drejt përfundimit, PS 52,08 % dhe PD-ASHM 34,47% në 4991 qendra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.