Kleriku Fetullah Gylen ka reaguar për herë të parë arrestimet dhe deportimet e njerëzve të tij nga Kosova gjatë një operacioni që u zhvillua nga Shërbimi sekret turk ku ishte përfshirë edhe pala kosovare.
Gulen e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së gylenistëve.
“Banditët po kidnapojnë njerëz në Kosovë. Dhe kur po them banditë, dikujt mund ti duket si diçka e lehtë. Ky është banditizëm i pastër. Siç është kidnapimi në Pakistan Banditëzm i pastër. Në Myanmar është banditizëm i pastër. Mandej diku vrasje, diku lënie pa zot në mal. Këto të gjitha i kanë bërë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën” ka thënë Gulen.
Megjithatë Gylen nuk I cili jeton në SHBA ku ndodhet në ekzil pavarësisht se njerëzit e tij u rrëmbyen në Kosovë nuk e ka sulmuar këtë të fundit
Imami i cili për shkak të konfliktit me Erdogan ndodhet në ekzil në SHBA nuk e ka përmendur rivalin e tij Erdogan i cili po e lufton ashpër nën akuzat se është pikërisht Gulen ai që qëndron prapa pucit të vitit 2014.
(B.H/Faxweb)