Deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi i është përgjigjur akzuave të deputetit të PD-së Ervin Salianji i cili e akuzoi Ballën, se ka udhëtuar për plot 25 herë me trafikantin ndërkombëtar të drogës Edmond Bega.
Në një nga udhëtimet përkatësisht të datën 8 Dhjetor 2014, deputetja Evis Kushi shkruan se ajo së bashku me Taulant Ballën, Monika Kryemadhi, kryeministrin Rama kanë udhëtuar për në Bruksel.
“Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla.
Meqenëse në nje nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, Deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel.
Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu.
Prandaj, kjo cmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit.”-shkruan Kushi.
(M.Q/Faxweb)