Ish-deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Luan Rama ka kujtuar ditën e sotme figurat më të njohura të Partisë Socialiste që nga themelimi i saj.
Me foto të shoqëruara nga arkivat, Rama shprehet se PS është rritur si një forcë moderne e progresiste për të luftuar për një demokraci pluraliste.
“28 vjet më parë, e themeluam dhe e rritëm si forcë moderne e progresiste, në luftën për demokracinë pluraliste dhe shtetin e të drejtës, si mishërim të vlerave të patjetërsueshme të humanizmit e solidaritetit, pa menduar kurrë që saktificat dhe gjithë ai korpus vlerash e kontributesh fondamentale për Shqipërinë Europiane, do të bjerreshin e do të dominoheshin sot prej rekordesh që e lidhin atë mjerisht me krimin dhe korrupsionin endemik, me vjedhjen e votës dhe kriminalizimin e jetës politike dhe publike!”-thotë Rama.
Sipas tij të gjitha figurtat më të njohura të kësaj partie kanë vendojë për respekt e mirënjohjë duke për mendur këtu Dritëro Agollin, Namik Doklën, Fatos Nanon, Arta Dade e të tjerë figura të njohura të politikës shqiptare.
“Respekt e mirëmjohje për të gjithë drejtuesit e parë të saj; Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Spiro Dede, Ismail Lleshi, Namik Dokle, Dritëro Agolli, Gramoz Ruçi, Fatmir Kumbaro, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Xhavat Lloshi, Sabit Brokaj, Fatri Sinani, Maqo Lakrori, Et’hem Ruka, Moikom Zeqo, Luan Hajdaraga e të tjerët, më të rinjtë që erdhën më pas si Ilir Meta e Pandeli Majko!
Nderim dhe respekt për të gjithë socialistët, prej 12 qershorit 1991 e tëhu, që njësoj si themeluesit, ishën e mbeten socialistë!”- përfundon në postimin e tij Rama.
Një reagim ka ardhur dhe nga deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati.Nëpërmjet një stuatusi I rrjetet e tij sociale Bushati e uron partinë e tij të të gëzoj ditëlindjen.
Duke ritheksuar mundësistë dhe gjithë fuqitë që ka partia Socialistë Bushati është shprehur se kjo parti I ka të gjitha mundësitë për të hyrë në historinë e pluralizmit shqiptarë.
“Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë, kontributin dhe eksperiencën e trashëguar që nga themeluesit e saj, sikundër burimet e pashtershme njerëzore që të hyjë në historinë e pluralizmit shqiptar si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtet-bërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë shqiptarët, dhe premtimet nuk i ka për të përcjellë, por për të përgatitur një të ardhme të denjë për shqiptarët. “
Postim i plotë:
Gëzuar ditëlindjen Partia ime!?
Partia Socialiste është pasuri kombëtare e gjithë shqiptarëve sepse ajo është e vetmja forcë politike që ka pësuar transformim të natyrshëm që nga themelimi i saj.
Progresiste në frymë, perëndimore në mbrujtje dhe patriotike në formim, Partia Socialiste mbetet sot e vetmja alternativë serioze për drejtimin e vendit tonë. Por, procesi i evolucionit në mënyrë të pashmangshme ka edhe deformime apo frenime të mundshme, nga të cilat duhet të ruhemi, që përparimi të mos kthehet në vendnumërim, shpresa të mos kthehet në dëshpërim dhe e ardhmja e shqiptarëve të mos jetë jashtë, por brenda vendit. Garancia më e mirë për këtë është familja e madhe socialiste, kjo shumicë e heshtur, shpesh e harruar, por e padiskutueshme e këtij vendi, e cila gjithmonë ka treguar që është forcë shtytëse e progresit.
Në vitin 2019 është e vështirë të flitet më për ndasi monokromatike e majtë-e djathtë, por për modele qeverisjeje që sjellin mirëqenie për qytetarët.
Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë, kontributin dhe eksperiencën e trashëguar që nga themeluesit e saj, sikundër burimet e pashtershme njerëzore që të hyjë në historinë e pluralizmit shqiptar si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtet-bërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë shqiptarët, dhe premtimet nuk i ka për të përcjellë, por për të përgatitur një të ardhme të denjë për shqiptarët.
Ne socialistët dhe progresistët kemi përgjegjësinë për të konsoliduar rrugën e ndërtimit të Shqipërisë Europiane. Një Shqipëri që bazohet tek ekonomia e dijes, por dhe që mendon për të pamundurit. Një Shqipëri që bazohet tek kapitalizmi progresiv që krijon mundësi për të gjithë, pavarësisht prejardhjes dhe statusit në shoqëri. Një Shqipëri solidare e dinjitoze në rajon dhe kontribuese në arenën ndërkombëtare. Një Shqipëri për gjeneratën e re, e cila është e etur për zhvillim dhe progres.
Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë! ?